Ja kur mbahet mbledhja e ardhshme e qeverive shqiptare

20:53 | 11 Shkurt 2019

Mbledhja e ardhshme e qeverive shqiptare do të mbahet në muajin maj.

Në nëntorin e vitit që po lëmë pas, në Pejë u mbajt mbledhja e pestë mes Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Tani është caktuar që mbledhja e radhës të mbahet në maj në qytetin e Shkodrës.

Kujtojmë se për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014.

Pasi kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë e ardhshmja do të jetë në Shkodër.

Komento: