Situatë e rënduar në Fushë Kosovë, uji mbulon tërësisht veturat e banorëve

12:52 | 11 Janar 2021

Reshjet e shiut kanë sjellë dëme të mëdha në shumë qytete të Kosovës.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, në Fushë-Kosovë ka pasur vërshime.

Ndërsa, uji ka mbuluar tërësisht veturat e banorëve në atë pjesë.

Në fotot që ka siguruar Express, shihet se disa vetura në këtë komunë janë mbuluar nga uji.

Ndërsa, si pasojë e gjendjes së krijuar, banorët janë evakuuar me barka, ndërsa policia u ka dal në ndihmë atyre.

Në Fushë-Kosovë tashmë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Komento: