
Dëmtohet rëntgeni në Klinikën e Pulmologjisë, bodrumi i saj u vërshua nga uji.
Për shkak të reshjeve të shiut, ka pasur vërshime edhe në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohen pacientët me COVID-19.
Si pasojë e vërshimeve është dëmtuar edhe rëntgeni në këtë klinikë. Ndonëse në Pulmologji në funksion janë edhe rengenët mobil, ky rëntgen është i vetmi në klinikë.
Drejtori i klinikës, Musa Hoxha ka thënë se për shkak të ujit që ka hyrë brenda podrumit të klinikës, është dëmuar rëntgeni, andaj edhe ai është jashtë funksionit.

Ai ka treguar se po i përdorin rëngënët mobilë dhe po i ofrojnë të gjitha shërbimet shëndetësore, përkundër dëmeve.
Përndryshe, ai ka thënë se përmes një projekti po synojnë që të rregullojnë pjesën e podrumit, në mënyrë që probleme të tilla të mos kenë më në klinikë.
Ndërsa, derisa është intervenuar pas hyrjes së ujit në klinikë, punëtorët teknikë po vazhdojnë ta pastrojnë klinikën.
Ndërsa, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë sot se në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë ka pasur grumbullim të ujit.
Ai ka thënë se ekipet teknike të QKUK-së bashkë me ekipet e specializuara e zjarrëfikësit kanë intervenuar për ta hequr ujin.
Ndërsa, nuk është hera e parë që Klinika e Pulmologjisë është mbushur me ujë pas reshjeve të shiut. Nga kjo klinikë është thënë se sa herë që ka rënë shumë shi, uji u ka hyrë brenda.

