Nëna e ish presidentit Thaçi shtrihet në spital

00:02 | 13 Janar 2021

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë në spital gjatë ditëve të fundit.

Nëna e Thaçit ka kërkuar ndihmë në QKUK pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, përcjell ORAinfo.

Lajmin e ka bërë të ditur një infermiere e QKUK-së e cila i ka uruar shërim të shpejtë.

Nëna e ish-presidentit pak ditë më parë është përballur edhe me infektimin me koronavirus./ORAinfo/

Komento: