Lista Serbe e pranon: Pas nesh qëndron mbështetja e fortë e Aleksandër Vuçiq

12:49 | 15 Janar 2021

Lista Serbe pasi dorëzon listën në KQZ: Pas nesh qëndron mbështetja e fortë e Aleksandër Vuçiq.

Lista Serbe ka dorëzuar sot në KQZ listën për deputetë.

Pasi paraqitën kandidaturat për zgjedhjet e jashtëzakonshme, nga Lista Serbe janë lajmëruar në një komunikatë për media.
Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq citohet të ketë thënë se kanë zgjedhur kandidatët më të mirë për këto zgjedhje.

“Ne theksojmë me krenari që pas Listës serbe ka rezultate, por më e rëndësishmja, prapa popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe Lista Serbe qëndron mbështetja e fortë e Presidentit Aleksandar Vuçiq. Prandaj e di që kësaj radhe do të fitojmë të dhjetë mandatet e destinuara për serbët në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në komunikatë.

Komento: