Marcelo e ‘çmend’ Solarin, ja çka thotë për Zinedine Zidane

09:32 | 12 February 2019

Lojarët e Real Madridit ende po e ndjejnë mungesën e Zinedine Zidane.

Mbrojtësi anësor i Real Madridit, Marcelo, e lavdëroi ish-trajnerin e tij, Zinedine Zidane, i cili u largua nga klubi madrilen pasi e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve për tre vjet radhazi brenda dy sezoneve e gjysmë me “Los Blancos”.

Braziliani thotë se ai dha gjithçka për francezin, i cili beson se arrinte ta nxirrte më të mirën prej tij. Së bashku, ata i fituan tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Ligës, transmeton Express.

Zidane mbetet i papunësuar për momentin, ndërsa pasardhësi i tij, Julen Lopetegui, u shkarkua nga pozita e trajnerit vetëm pak kohë pasi e pranoi këtë punë. Në vend të tij tani ulet Santiago Solari.

Marcelo ka gjetur më shumë konkurrencë këtë sezon në krahasim me sezonet e kaluara, për shkak të formës gjithnjë e më të mirë të talentit të ri, Sergio Reguilonit.

Mbrojtësi anësor e ka vlerësuar lart kontributin e ish-trajnerit të tij, Zidane, pasi që beson se francezi kishte arritur ta nxiste të punonte në nivelin më të lartë të tij.

“Ishte e çuditshme pasi që shumica nga ne nuk e dinim se do të largohej sepse gjithçka ishte e mrekullueshme dhe për mua, kjo ishte një tronditje. Ne kishim një marrëdhënie të mrekullueshme dhe flisnim çdo ditë”, ka thënë Marcelo për Esporte Interativo.

“Ai ishte i interesuar për mua dhe më mbronte. Zizou ishte shumë i mirë për mua sepse ai ishte profesionist dhe unë bëja gjithçka për të: vrapoja, luftoja dhe lëndohesha. Praktikisht, dhashë gjithçka për të”.

Komento: