Partitë politike që deri më tash aplikuan për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje.
Sot është afati i fundit për subjektet politike që të aplikojnë për certifikim në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.
Deri më tash kanë aplikuar Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Lista Serbe, Partia Balliste e të tjera.
Kështu bëri të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Përveç këtyre partive që janë në listën e mëposhtme, partitë e tjera politike ende nuk i kanë dorëzuar listat e tyre zgjedhore në KQZ, ndërsa afati për aplikim është i hapur nga 8 deri më 16 janar në ora 18:00.
Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, kjo pasi Qeveria Hoti ka rënë pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.