Shoferi i autobusit ngacmon një femër

10:40 | 12 Shkurt 2019

Një femër e moshës nën16 vjeçare është ngacmuar nga shoferi i autobusit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banjë të Zveçanit një viktimë femër e moshës së mitur është ngacmuar nga një shofer i autobusit.

Sipas Policisë, i dyshuari dhe viktima janë pjesëtar të nacionalitetit serb.

I dyshuari po hetohet në procedurë të rregullt.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në raportin e Policisë.

Komento: