Paditet Vetëvendosje nga Shpend Ahemti

11:06 | 12 Shkurt 2019

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën kishte fituar zgjedhjet për të udhëhequr me kryeqytetin.

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti, e ka filluar ditën e tij me një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës
Ai ka paditur ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se arsyet e kësaj padie janë shpifjet e vazhdueshme që kjo parti i ka bërë në drejtim të tij.

“Ushtrova padi ndaj VV-së për shpifjet e vazhdueshme që i kanë bërë. Ka të bëjë me qumështin nëpër shkollat e Prishtinës. Të gjitha këto furnizime që ata i kanë potencuar se janë bërë, kanë qenë edhe ata pjesë e atij procesi, sepse edhe unë kam qenë në VV”, tha Ahmeti.

“Me rëndësi janë sulmet e vazhdueshme duke shpifur e duke mos pasur asnjë konsideratë për të vërtetën. Do të ishte mirë që kjo padi të shkojë prapa njërit të cilit i bën të gjitha këto shpifje”, tha Ahmeti.

Ai tregoi edhe emrin e personit i cili po fshihet prapa këtyre akuzave që i pari i PSD-së i bëri

“Albini. Unë e kam ftuar në debat. Ama le të vijë kryetari dhe të mos fshihet. Do të ishte mirë të ballafaqohemi për krejt temat. Edhe për qumësht, edhe për qeverisje, edhe për Devollët. Në çfarëdo televizioni, në çfarëdo vendi”, tha ai.

Komento: