
Mbetet pa ujë të pijshëm lagjja “Dardania” në Prishtinë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësi “Prishtina” bën të ditur se lagjja “Dardania” në kryeqytet ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Në njoftimin e KRUP thuhet se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitur një gyp i ujit në rrugën” Garibaldi ” në këtë lagje, si pasojë e kësaj ka probleme me furnizim të ujit të pijshëm.
“Ekipet teknike janë në vendngjarje. Pa ujë të pijshëm është lagjja ” Dardania” në Prishtinë”.
“Sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e defektit. Do ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e KRUP.