Shumë të dënuar në 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-covid

10:28 | 17 Janar 2021

446 gjoba për mosrespektim të Ligjit anti-COVID.

Edhe më tutje vazhdon të mos respektohet Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar gjithsej 446 tiketa për mosrespektim të këtij ligji.

Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar.

Komento: