Familja e shpalli të zhdukur, 16 vjeçarja nga Kaçaniku shfaqet duke u ‘argëtuar’ në këtë vend

12:03 | 12 Shkurt 2019

Një 16 vjeçare është njoftuar si e zhdukur nga familja e saj.

Janë bërë më shumë se 24 orë qëkur 16-vjeçarja nga Kaçaniku, Viola Guri, është zhdukur në mënyrë enigmatike.

E njëjta ende nuk ka kontaktuar familjarët e saj, derisa Policia e Kosovës po merret me rastin në fjalë duke vazhduar hetimet.

Sipas informacioneve që Indeksonline ka arritur të sigurojë, kjo nuk është hera e parë që e mitura ka tentuar të largohet nga shtëpia e saj.

Viola ishte larguar nga shtëpia e saj në orët e hershme të mëngjesit ditën e hënë.

Disa orë më pas ajo ka bërë një paraqitje në rrjetet sociale.

Komento: