Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, ministri Likaj del me këtë kërkesë

11:35 | 17 Janar 2021

Nesër do të fillojë gjysmëvjetori i dytë nëpër shkolla me prani fizike teksa ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19“, ka shkruar ai.

Tutje Likaj tha se falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, është përmbyllur suksesshëm gjysmëvjetori i parë.

“Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë“, përfundoi ai në Facebook.

Komento: