S’ka grevë, nxënësit nisin gjysmëvjetorin e dytë

23:48 | 18 Janar 2021

Kërkesa e SBASHK-ut për grevë nuk ka gjetu përkrahjen e mësimdhënësve.

Po i kthehen bankave shkollore.

Pas një muaji pushim, rreth 345 mijë nxënës të nivelit para universitar filluan gjysmë vjetorin e dytë.

Një situatë e tillë u pa të jetë edhe në shkollën Model “ Qamil Batalli në Prishtinë”.

Këtu po respektoheshin rregullat Anti-Covid.

Pavarësisht kësaj nga 748 nxënës që vijojnë këtu mësimin, jo të gjithë u panë prezent.

E të tjerë u panë të lumtur që filluan mësimin e takuan shokët e klasës.

Këta të fundit po shpresojnë që situata me pandeminë në vend të përfundojë sa me shpejtë e ti kthehen mësimit si më parë.

Drejtori i kësaj shkolle, Liridon Maliqi thotë se shkolla që drejton ai këtë gjysmë vjetor do të vazhdojë përsëri me skenarin A dhe të gjithë nxënësit do të vazhdojnë të jenë prezent në shkolla.

Megjithatë, gjysmë vjetori që nisi u tha se do të fillojë me një grevë nga mësimdhënësit.

Kështu së paku ka paralajmëruar SBASHK-u.

Por, një iniciativë e tillë duket se nuk e ka përkrahjen e plotë nga mësimdhënësit.

Por ndryshe po thonë mësimdhënësit në shkollën “ Faik Konica”.

Kjo mësuese po shprehet se gjatë kohës së pandemisë kanë qenë mjaft të rrezikuar, dhe meritojnë që të marrin shtesa.

E nga drejtoria thonë se nuk ka nevojë që të mbahet greë.

Por që tregojnë se edhe disa nxënës e mësimdhënës janë prekur nga Covid-19.

Ndërkohë SBASHK-u k po vazhdon të paralajmërojë grevat.

Pos kësaj kryetari i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj kërkoi edhe një takim me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti.

Nxënësit në Kosovë e përfunduan gjysme vjetorin më herët se zakonisht.

Këta të fundit pushuan për 1 muaj,

Komento: