AC Milani dje shënoi fitore në udhëtim të Cagliari me rezultat 0 – 2, fal dy golave të Zlatan Ibarhimovicit.
Por, gjatë zhvillimit të ndeshjes kishte disa probleme për “Rossonerët”, sepse sulmuesi Alexis Saelemaekers u ndëshkua me të kuq, derisa Alessio Romagnoli me të verdhë, transmeton lajmi.
Gjykata e sportit ka marrë vendimet për dy lojtarët, duke i suspenduar për një ndeshje.
Romagnoli është ndëshkuar me të verdhë në dy ndeshjet e fundit, andaj do e humbas sfidën e radhës, derisa kartoni i kuq i Saelemaekers gjithashtu është vlerësuar me suspendim për një ndeshje.
Pra, dy lojtarët që janë në formacionin bazë të Stefano Piolit do humbin përballjen tejet të rëndësishme kundër Atalantas.