Tërmeti godet sërish Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

09:06 | 20 Janar 2021

S’ka qetësi nga tërmetet në Shqipëri.

Janë ndjerë lëkundje relativisht të forta sizmike në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Elbasan dhe Pogradec.

Ndërkohë sipas IGJEUM tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km, ndërsa epiqendra rreth 22 km në perëndim të Pogradecit, gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në Elbasan, rreth 32 km në drejtim jug-lindje.

Komento: