Milan në aksion, po synon transferimin e super talentit në ditët e fundit të afatit të janarit

10:01 | 20 Janar 2021

Pas zyrtarizimit të Soualiho Meite dhe Mario Mandzukic, dhe me Fikayo Tomori qe është vetëm një hap larg nënshrkimit të marrëveshjes, Milan po mendon edhe për një transferim para mbylljes së afatit të transferimeve të janarit.

Sky Italia raraporton se kuq e zinjtë janë në bisedime me Barcelonën për Junior Firpo, përcjell ORAinfo.

Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio konfirmoi interesimin e Rossonerëve dhe negociatat me Barcelonën. Pala spanjolle ka përplasur një çmim prej 20 milionë euronë mbrojtësin e majtë, por Milani ka një ide tjetër.

Në vend të një blerjeje të plotë, ata po negociojnë në bazë të një kredie të paguar me një mundësi për të blerë.

Megjithëse negociatat janë të vështira, kontaktet vazhdojnë midis palëve dhe marrëveshja mund të përfundoj shumë shpejt.

Nëse Milano siguron Firpo, atëherë do të ishte një mercato shumë mbresëlënëse pasi buxheti ishte vetëm 20 milionë euro apo më shumë.

Me formulat e huasë, ata kanë qenë në gjendje të sjellin më shumë përforcime sesa pritej ndoshta në fillim. /ORAinfo/

Komento: