Joe Biden flet për herë të parë pas inaugurimit.
Presidenti i ri i SHBA’së, Joe Biden ka shkruar në Facebook pas inaugurimit dhe futjes në Shtëpinë e Bardhë.
Biden ka thënë se puna e vërtetë fillon tani dhe ka prezantuar faqen e re në të cilën ka ftuar ndjekësit që të e pëlqejnë dhe të i përcjellin zhvillimet e fundit.
“Tani fillon puna e vërtetë, njerëz”, ka shkruar shkurt ai ndërkohë që ka shtuar edhe linkun për faqen e re.
Biden është zgjedhur president i ri i SHBA’së pasi mposhti në zgjedhjet e nëntorit Donald Trump. Zgjedhjet ishin ndër më të rëndësishmet në vitet e fundit dhe dalja ishte më e madha në histori përkundër pandemisë.