Ramush Haradinaj bën homazhe tek varri i Rugovës: I përjetshëm kujtimi për të

09:26 | 21 Janar 2021

Haradinaj bën homazhe tek varri i Rugovës: I përjetshëm kujtimi për të.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.

“Sot nderojmë vendin ku pushon trupi i tij. E vërteta është se Kosova dhe të gjithë ne, jemi mirënjohës për kontributin e tij për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Do të jetë i përjetshëm kujtimi për të dhe respekti. Lavdi”, ka thënë Haradinaj.

Komento: