
KQZ-së i rekomandohet të certifikojë listën e kandidatëve për deputetë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka njoftuar se kanë pranuar rekomandimin për certifikimin e kandidatëve për subjektet politike dhe kandidatët e tyre.
Daka në këtë mbledhje kërkoi informata shtesë lidhur me këtë çështje.
Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, tha se të gjitha subjektet i plotësojnë kushtet për certifikim, ndërsa tha se ka kandidat që mund të kenë probleme me ligjin, por nuk kanë mundur të verifikojnë a kanë me të vërtetë probleme.
“Të gjitha subjektet i plotësojnë kushtet, ka kandidat që mund të kenë probleme, por nuk kemi mundur të verifikojmë a kanë me të vërtetë probleme…”, tha Buleshkaj.
Mbledhja e KQZ-së është duke u vazhduar.