
Janë shënuar 14 vdekje dhe 289 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton se nga 1.468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 289 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 303 pacientë kurse 14 persona kanë ndëruar jetë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç)./ORAinfo/