Tensione në mbledhjen e KQZ-së, anëtari i LDK-së e braktisë mbledhjen

16:25 | 22 Janar 2021

Anëtari i LDK-së në KQZ e braktis mbledhjen.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Hamiti ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së.

Mbledhja është duke vazhduar me mospajtime rreth certifikimit apo jo të kandidatëve për deputetë pavarësisht problemeve me ligjin.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë.

Komento: