Këto parti politike nuk i kanë zëvendësuar kandidatët në lista

19:56 | 22 Janar 2021

Ja cilat parti politike nuk i kanë zëvendësuar kandidatët në lista.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk i kanë zëvendësuar ende kandidatët për të cilët është vërtetuar nga KGJK’ja që në tri vjetët e fundit kanë probleme me ligjin.

Këtë lajm e bëri drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, në mbledhjen e KQZ’së ku po diskutohet për certifikimin ose jo të partive politike dhe listat e kandidatëve për deputetë.

Komento: