7 viktima në 24 orët e fundit nga coronavirusi në Shqipëri

16:47 | 23 Janar 2021

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 3513 testime, janë konfirmuar 786 raste të reja me coronavirus. Po ashtu, bëhet me dije se janë shënuar 7 humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Komento: