Vjen reagimi i Hotit: Zgjedhjet janë të lira atëherë kur bazohen në ligj e Kushtetutë

18:04 | 23 Janar 2021

Hoti thotë se zgjedhjet janë të lira atëherë kur bazohen në ligj e Kushtetutë

Kryeministri në largim i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet e fundit në KQZ.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se zgjedhjet janë të lira vetëm kur çdo fazë e procesit bazohet në ligj dhe Kushtetutë,

“Zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, KQZ dje nuk certifikoi listat e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës.

Menjëherë pas këtij vendimi pasuan reagimet e ashpra nga taborre të ndryshme, kryesisht nga VV ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.

Në lidhje me këto vendime të KQZ-së tashmë partitë kanë dërguar ankesë në PZAP.

Komento: