Hoxhaj takon farmacistët, premton ulje të çmimit të barnave në tërë Kosovën

14:36 | 24 Janar 2021

Enver Hoxhaj ka takuar sot farmacistët.

Kandidati për kryeministër nga PDK ka thënë se me planin e rimëkëmbjes shëndetësore, do ta funksionalizojnë udhëzimin administrativ, i cili përcakton çmimet e barnave në Kosovë duke i bërë ato më të lira.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie.

“Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën. “, ka shkruar Hoxhaj.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie. Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën.

Së bashku, me shërbime cilësore dhe kujdes të shtuar, do ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve!

#Shpërndajeni në shenjë respekti për farmacistët dhe në mbështetje të planit për rimëkëmbjen!

Komento: