Dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm, flet avokati nga Peja që ia dogjën dy vetura

13:33 | 25 Janar 2021

Flet avokati nga Peja që ia dogjën dy vetura, dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm.

Mbrëmjen e së dielës, dy vetura në Pejë janë përfshirë nga zjarri.

Zjarrvënia po dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërkaq veturat i përkasin një avokati.

Dy veturat e avokatit Mustafë Kastrati nga Peja, janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës.

Zjarrvënia po dyshohet të jetë e qëllimshme, por avokati ka deklaruar për Express se deri më tani nuk ka dyshime se kush mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

“Dyshohet se është e qëllimshme, por Policia është duke i hetuar rastet. Janë përfshi, por e kemi fikur zjarrin. S’kam kurrfarë dyshimi në askënd. Lëndime nuk ka pasur, vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Kastrati.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Për ketë rast në koordinim me Policinë e Kosovës jemi në fazën e identifikimit të personit apo personave të dyshuar për zjarrvënien e dy veturave. Lidhur me këtë çështje nuk mund të japim me shumë informata në ketë fazë”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkaq, nga Policia e Pejës kanë deklaruar se rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Agani” në Pejë.

“Më 24.01.2021, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Mulla Agani” janë duke u djegur dy vetura. Pronari ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Komento: