Lojtari i Romës i thotë ‘JO’ West Hami

23:26 | 25 Janar 2021

Dzeko refuzon transferimin tek ekipi anglez.

Agjenti i Edin Dzekos, Tullio Tinti ishte në Trigoria sot pasi sulmuesi i Romës dëshiron të largohet nga klubi në janar, por ka refuzuar një lëvizje në ekipin e Premierligës, Ëest Ham.

Marrëdhënia midis kapitenit të Romës dhe Paulo Fonsecas u prish me sulmuesin i cili nuk u përfshi në listën e skuadrës së Giallorossi për t’u përballur me Spezian fundjavën e kaluar.

Dzeko stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e grupit, ndërsa Sky Sport raporton se Roma nuk gjeti ndonjë klub të interesuar për nënshkrimin e 34-vjeçarit.

Në anën tjetër, Calciomercato pretendon se Ëest Ham ka bërë një përpjekje për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Manchester Cityt.

Dzeko, megjithatë, ka refuzuar ofertën e “Çekanëve”, por këmbëngul se ai dëshiron të largohet nga Stadio Olimpico në afatin kalimtar të janarit.

Për këtë arsye agjenti i tij, Tullio Tinti ishte sot në Trigoria për të negociuar daljen e klientit të tij.

Tiago Pinto thuhet se do të përpiqet të ndërmjetësojë mes tij dhe Fonsecas, por me sa duket nuk ka asnjë mënyrë që marrëdhënia e tyre të rregullohet. /Gazeta Express/

Komento: