“Bombë” në Itali: Guardiola po e merr drejtimin e Milanit

13:16 | 26 Janar 2021

Ska më dilema, Guardiola transferohet në Serie A.

E ardhmja e Pep Guardiolas ka kohë që është qendër diskutimi dhe tashmë duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Italia dhe më saktësisht skuadra e Milanit.

Kur të gjiithë e prisnim një transferim të tij tek Zonja e Vjetër tashmë surpriza ka ndodhur pasi në garë kanë hyrë edhe Rossonerët.

Kuqezinjtë kanë qenë një forcë në rritje gjatë këtij sezoni dhe tashmë janë duke e bërë gati projektin për vitet e ardhshme ku udhëheqës pritet të jetë trajneri spanjoll.

Pas aventurave në Spanjë, Gjermani, Angli tashmë duket se i ka ardhur rradha edhe Italisë për Pep-in.

Mirëpo ky transferim pritet të ndodhë gjatë verës për shkak se Pioli tashmë është duke kaluar një moment të mirë me skuadrën edhe është në vendin e parë në Serie A.

Komento: