Amir Abrashi huazohet te Baseli, këto janë fjalët e para të tij

19:57 | 27 Janar 2021

Mesfushori shqiptar Amir Abrashi është huazuar te Baseli nga Freiburgu. 30-vjeçari është rikthyer në Superligën e Zvicrës, pas pesë vjetëve.

Abrashi ishte transferuar te klubi gjerman Freiburg në verën e vitit 2015.

“Jam shumë i lumtur me kalimin te Baseli. Shkoi çdo gjë shpejt dhe jam i lumtur që funksionoi. Jam i uritur, kam shumë energji dhe dua të kem sukses. Do të jap çdo gjë për Baselin”, ka thënë Abrashi për faqen zyrtare të klubit.

Komento: