
Ish-kryeministri është takuar me reperen.
Ditën e djeshme, Ramush Haradinaj publikoi një fotografi me Loredanën, shkruan lajmi.
Ai e ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një imazh, teksa ka shkruar: “Bota e tyre është e veçantë! Sot me Lorin. RH”.
Postimi i Haradinajt mori komente të shumta nga ndjekësit, disa prej tyre kishin shkruar me shaka të bëjnë një bashkëpunim pasi që ish-kryeministrin shpeshherë e kemi dëgjuar duke kënduar në studio televizive.

Ndryshe, Loredana ditët e fundit ka ardhur në Kosovë nga Zvicra.
