Zbulohet oferta për United, portugezi i ka bindur të gjithë te Milani

22:26 | 31 Janar 2021

Portugezi i ka bindur të gjithë te Milani.

Diogo Dalot është një nga përforcimet që bëri Milani verën e kaluar. Kuqezinjtë arritën akordi me Manchester United për huazimin e mbrojtësit të djathtë për një sezon në Milanello.

21-vjeçari numëron 16 ndeshje me ekipin italian këtë sezon, teksa ka shënuar dhe një gol në Europa League. Paraqitjet e portugezit kanë qenë pozitive dhe Milani është bindur të blejë kartonin e tij.

The Sun raporton se dyshja Maldini-Massara kanë gati një ofertë prej 17 milion eurosh për United. Klubi anglez është në dilemë, sidomos pas rendimentit të mirë të Dalot tek ekipi i Piolit. /abcnews.al

Komento: