Barcelona mezi mposhti Athletic Bilbaon, ngjitet në pozitën e dytë

22:55 | 31 Janar 2021

Barcelona me vështirësi mposht Athletic Bilbaon.

Barcelona pas shumë vështirësive ka mposhtur në shtëpi Ahtletic Bilbaon.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman fitoi me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte Lionel Messi që me supergol nga gjuajtja e lirë ndryshoi rezultatin (20′).

Në pjesën e dytë, Jordi Alba shënoi autogol, andaj shifrat u barazuan (49′).

Mirëpo, ishte Antoine Griezmann që vulosi fitoren pas asistimit të Minugezas (75′).

Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e dytë me 40 pikë, derisa Athletic renditët në pozitën e 11-të me 24 sosh.

Komento: