
Sulmuesi Kemal Ademi ka ndërruar ambient këtë afat kalimtar dimëror. Ai ka kaluar nga Fenerbahce në Karagümrük.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Fenerbahces përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter.
Ademi shkon në Karagümrük në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Reprezentuesi zviceran arriti në Fenerbahce verën e kaluar nga ekipi zviceran, Basel.
Deri tash ai është paraqitur vetëm 10 herë në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar një herë në Kupë dhe ka bërë një asistim në ligë.