Një shtëpi është djegur në Fushë Kosovë

10:04 | 13 Shkurt 2019

Një shtëpi është djegur në komunën e Fushë Kosovës.

Një person ka njoftuar se për shkaqe ende të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore , njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar dhe lokalizuar zjarrin, si dhe eksperti i zjarreve”, thuhet në raportin policor.

Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.

Komento: