Avdullah Hoti thotë se pret nga kundërshtarët që së paku të falënderojnë popullin izraelit

23:40 | 01 Shkurt 2021

Hoti ka thënë se pret nga kundërshtarët që së paku të falënderojnë popullin izraelit.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti ka komentuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Ai me këtë rast ka thënë se edhe një herë u dëshmua se marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington ka qenë historike për Kosovën.

Hoti ka pasur një porosi edhe për të gjithë ata që ishin shprehur kundër kësaj marrëveshjeje.

Postimi i plotë:

Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Ëashingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.

Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli , do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.

Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit.

Komento: