Fifi ‘del’ nga Spitali, befason me pamjen e saj

17:58 | 02 Shkurt 2021

Gjatë ditës ka qarkulluar një foto në rrjetet sociale e këngëtares kosovare, Fifit, e cila ka shqetësuar të gjithë fansat e saj.

Në foton e postuar nga Fation Kuqari, këngëtarja shihet e shtruar në një krevat spitali, pa ndjenja dhe e rrethuar nga aparatura të cilët i masin rrahjet e zemrës, përcjell ORAinfo.

Fationi nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër se çfarë ka ndodhur me Fifin, por ne dyshojmë se e gjithë kjo mund të jetë skenë e ndonjë projekti të tyre.

E tani këngëtarja ka publikuar disa foto ku shfaqet duke shëtitur rrugëve të Tiranës.

E veshur me shumë stil, Fifi po duket në gjendje të mirë shëndetësore dhe duket se fotoja nga Spitali ka qenë për projekte muzikore. /ORAinfo/

Komento: