
Milot Rashica është rikthyer në formacionin startues.
Milot Rashica, i cili për një kohë ishte i lënduar dhe nuk po startonte me Werder Bremen, është rikhyer në formacionin startues.
Bremen do të luajnë ndaj Greuter Furthit në kuadër të ndeshjes së Kupës, që nis në ora 20:45.
Rashica në ndeshjen e fundit u inkuadrua nga banka rezervë, me ç’rast pati rol duke asistuar për barazimin e skuadrës, në rezultatin 1-1.
Sezonin e kaluar, reprezentuesi i Kosovës pati disa ndeshje të mira në DFB Pokal.
