
Pacolli do të kandidojë për president, ia kërkoi AKR-ja.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, do të kandidojë për president në nomenklaturën e radhës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur këshilltari i tij politik, Naim Murseli.
“Në këto rrethana politike, AKR i ka kerkuar të kandidojë, dhe ai është kandidat zyrtar i yni”, ka deklaruar ai.
Lista e kandidatëve për deputetë të AKR’së, pas koalicionit parazgjedhor me LDK’në, është shkrirë në listën e kësaj të fundit.
Një kandidat tjetër, i cili po insiston për pozitën e presidentit, është edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.