Valon Syla: Albini nuk mund të thotë jepjani votën Vjosës

00:04 | 03 Shkurt 2021

Syla ka folur për Kurtin duke thënë se ai nuk mund të thotë jepjani votën Vjosës.

Gazetari Valon Syla ka folur lidhur me sondazhet dhe Nismën Socialdemokrate.

Thotë se në të kaluarën këtë parti sondazhet e kanë nxjerr gabimisht.

Flet edhe për VV’në dhe prijësin e listës për deputet të kësaj partie.

“Nismën gjithmonë sondazhet e kanë nxjerr gabimisht”, thotë Syla.

“Por mendoj se partitë e vogla vështirë i kapin sondazhet’, thotë ai.

“Në Vetëvendosje e kemi sot bartëse të listës Vjosa Osmanin. Ushtruese e detyrës së listës”, shpjegon Syla.

“Ne e dijmë edhe Kadri Veseli në PDK ishte numër një ndërsa Ramushi ishte kandidat për kryeministër dhe kjo PAN’it i kushtoi shumë. Sepse gjendja në terren dhe mobilizimi nga ata që e kuptojnë se si bëhet politika do të thotë është shumë e vështirë për shembull në ëktë rast të del Albini dhe të thotë jepjani votën Vjosës apo hupeni një votë të deputetit dhe amani mua”, tha Syla.

Komento: