
Djelmoshat e Ole gunnar Sloskjaer kanë shënuar një fitore të thellë mbrëmë ndaj Southamptonit [9-0].
‘Djajtë e Kuq’ mbetën me një lojtar më shumë në fushë qysh nga minuta e dytë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 4-0, kurse në të dytën u shënuan edhe 5 gola tjerë.
Ishte minuta e 71-të kur Manchesteri fitonte me rezultat të thellë 6-0, por nga stoli dikush thoshte: “Kemi edhe 10 minuta, hajdeni, më shumë gola”, përcjell Indeksonline.

Sipas mediave në Angli, ishte zëri i trajneri Ole Gunnar Solskjaerit që kërkonte gola edhe pse ishte duke fituar me rezultat të thellë.
Lojtarët e dëgjuan, pasi në këto minuta, Unitedi shënoi edhe 3 herë..