Befasi e madhe, Real e vendos në listën e shitjes yllin e ekipit

11:32 | 03 Shkurt 2021

Reali e vendos në listën e shitjeve Vinicius Juniorin.

Real Madridi në verë mund të largojë një ndër talentët më të mirë në skuadër.

Bëhet fjalë për yllin brazilian, Vinicius Junior që në kohën e fundit nuk është në formën e duhur.

Vinicius është duke qëndruar në stol, pasi treshja startuese që preferon Zidane është Hazard, Benzema dhe Asensio, përcjellë lajmi..

Sipas AS, Reali është i gatshëm ta shesë Viniciusin nëse oferta e duhur bëhet gjatë verës.

PSG-ja që disa vite është e interesuar për lojtarin dhe ndoshta do provojë ta transferojë në “Parkun e Princave”.

Sidoqoftë, sipas këtij raportimi, Reali nuk do pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro.

Komento: