Prishtina mbushet me shirita të kuq, nuk dihet kush i ka vendosur

13:00 | 03 Shkurt 2021

Shirita të kuq janë vendosur sot kudo nëpër Prishtinë.

Këta shirita janë vendosur në drunjtë nëpër kryeqyte.

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë për mediat se nuk kanë njohuri se kush i ka vendosur.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Prizren. Nga kjo komunë kanë dhënë sinjale se shiritat janë vendosur për shkak të “muajit të dashurisë”.

Është Edon Muçaj, Drejtor i Inspektoratit në Prizren,, ai i cili ka shpërndarë fotografinë me shiritat në Prizren duke e uruar “muajin e dashurisë’’.

“MIRËMËNGJESI qytet historik!

E gëzofsh muajin e dashurisë!”, ka shkruar shkurt ai.

Komento: