Në ditën e parë të fushatës, Nisma shkel masat anti-COVID

14:49 | 03 Shkurt 2021

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore partitë kanë vazhduar të shkelin masat anti-COVID, njëjtë siç bënin në periudhën e parafushatës.

Është Nisma Socialdemokrate, parti e radhës që nuk kanë respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit qindra persona kanë qenë të pranishëm në një sallë ku po merrnin pjesë edhe drejtuesit e Nismës.

Sipas masave në fuqi, në ambiente të mbyllura nuk lejohen tubimet me më shumë se 30 persona, gjithnjë duke respektuar edhe distancën fizike dhe mbajtjen e maskës.

Kësisoj, partia e Fatmir Limajt po vazhdon t’i rrezikojë qytetarë të infektohen në mas pasi në këtë tubim nuk ka pas as persona me maska e as distancë. /ORAinfo/

Komento: