Konjufca thotë se janë krejt bashkë kundër Vetëvendosjes: Këto zgjedhje janë referendum

21:07 | 03 Shkurt 2021

Konjufca ka thënë se se qytetarët e Kosovës po kërkojnë qeveri më të përgjegjshme.

Sipas Konjufcës në përceptimin e qytetarëve në këto zgjedhje janë vetëm dy grupe politike VV dhe të tjerët.

“VV në njërën anë që shtyen përpara interesat e qytetarëve dhe paraqet ndryshimin rrënjësor dhe, në anën tjetër, të gjithë të tjerët, të cilët i kanë qëllimet e njëjta siç u pa kur u bënë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti”, tha Konjufca.

Konjufca shpjegoi se pse VV beson se këto zgjedhje janë referendum.

“Kësaj radhe është vërtetë referendum. Këto zgjedhje kanë tipare plebishitare sepse kësaj here votohet nëse je për me vazhdu gjendja e njëjtë apo me i dhënë një shancë ndryshimit. Për shkak të këtij polarizimi ne e kemi quajtur referendum”, shtoi Konjufca..

Ai ka përmendur vendimin për kthimin e ambasadorëve në Prishtinë si një nga arsyet të bashkimit të partive të tjera kundër Qeverisë Hoti.

Komento: