Bora Zemani flet pas infektimit me koronavirus

21:52 | 04 Shkurt 2021

Bora Zemani flet pas infektimit me COVID-19.

Pas infektimit me COVID-19, Bora Zamani ka reaguar me një shkrim në rrjetin social Instagram.

Bora ka falënderuar të gjithë për mesazhet që ia kanë dërguar, ndërsa thotë se është duke u mjekuar.

“Faleminderit per gjithe urimet tuaja!
Po jetojmë ne kohe te vështirë, kohe pandemie! Si një “frikacake” jam ruajtur gjithë vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpëtova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt. Kujdesuni per veten dhe te afërmit tuaj!
Shendeti mbi te gjitha!

Ps: kjo është një foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne këtë moment 😅. Po ua kursej këtë! 😜”, ka shkruar ajo.

Arjan Konomi në puntatën e sotme ëri me dije se Zemani është e infektuar me koronavirus dhe se është në shtëpi, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai sqaroi se gjatë mungesave të saj, emisioni do të prezantohet nga vajzat, se cila me radhë, ndërsa në puntatën e sotme, është Ana e cila do të moderojë emisionin.

“Fatkeqësisht Bora Zemani është sëmurë, është me Covid, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Bora të presim sa më shpejt. Programi do të prezantohet me radhë nga vajzat, nga secila nga një puntatë”, tha Arjan Konomi.

Komento: