Flasin analistët, tregojnë se sa përqind të votave do t’i ketë PDK-ja

09:24 | 05 Shkurt 2021

Analiza zgjedhore në kuadët të RTK-së me analistët Xheraldina Rexhepi, Milaim Zeka, Ramush Tahiri, Dorajet Imeri i ka analizuar nëpër vite përqindjet e PDK-së në zgjedhjet e kaluar dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Xheraldina Rexhepi ka thënë se ka respekt për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Me Hoxhajn PDK-ja po duket disi më ‘cool’, megjithatë me shkuarjen e liderëve të PDK-së në Hagë PDK-ja është zbehë. Unë e shoh diku tek 15% PDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë Rexhepi.

Dorajet Imeri tha se beson se reforma në PDK është treguar me Kadri Veselin, por në pamundësinë e liderëve të PDK-së, Hoxhaj po mundohet ta zgjoi elektoratin e saj.

“PDK-ja nuk mundet me vazhdu pa një lider të fuqishëm dhe të besueshëm brenda saj e ky nuk është Enver Hoxhaj. Pres që PDK-ja në zgjedhje të del partia e dytë”, tha Imeri.

Ish deputeti Milaim Zeka tha se PDK-në e sheh duke e përdorur një retorikë të thatë.

“Qytetarët e Kosovës dojnë ndryshime, prandaj nuk besoj se PDK-ja ka treguar se është për reforma, sepse lista dhjetëshes së parë është frymë e vjetër”, tha Zeka.

E Ramush Tahiri theksoi se PDK-në e sheh të dobësuar pa NISMËN.

“Me Nismën aty ka pasur një numër votash që mund ta kishte përforcuar. Unë e shoh PDK-në si në vend të dytë apo të tretën, sepse është një garë me LDK-në. Mundet që me vota të rritet, por si përqindje mund të bie, sepse kjo do varet nga numri i qytetarëve që do të dalin në zgjedhje sa do dalin”, tha Tahiri.

Komento: