Rrëfehet Suarez, kjo çka më bëri Barcelona ishte e dhimbshme

11:22 | 05 Shkurt 2021

Klubi Barcelonës më ndaloi stërvitjen, ishte moment i vështirë.

Luis Suarez së fundmi ka bërë një intervistë për MARCA, ku ka shpjeguar shumë gjëra rreth Barcelonës dhe transferimit në Atletico Madrid.

Uruguajani Suarez është duke kaluar në një formë shumë të mirë te Los Colchoneros, ai madje është golashënuesi më i mirë në La Liga me 14 gola, shkruan lajmi.

“Kur Barcelona më tha se ata nuk mbështeten më tek unë, ishte një moment shumë i vështirë. Nuk po e prisja aspak një gjë të tillë. Koeman më telefonoi dhe më tha që ai nuk ka nevoje për ndihmën time”, u rrëfye lojtari.

Tutje ai shpjegon se si drejtuesit e Barcelonës po e pengonin atë që të stërvitej me skuadrën. “Te Barça, më thanë që nuk duhet të shkojë më në seancat stërvitore, dhe unë i thash që përderisa kam një kontratë, një gjë e tillë më lejohet. Klubi nuk më dha asnjë arsye, vetëm më njoftuan të respektoj vendimin e trajnerit”, tha ai.

Ai thotë se jo vetëm Messi por as tifozët e klubit nuk e kuptuan një vendim të tillë.

Komento: