
Skuadra e Barcelonës duhet të shqetësohet, shtyhet rikthimi i Ansu Fatit.
Barcelona duket se do të jetë pa sulmuesin e tyre të ri, Ansu Fati, edhe për shumë gjatë.
Fati u lëndua në nëntor të vitit 2020 në ndeshjen ndaj Real Betis, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 5-2.
Pas kësaj ndeshje, i riu 18 vjeçar është operuar në gjurin e tij të majtë dhe u raportua se do të mungonte katër muaj.
Mirëpo, tani burime të shumta të besueshme në Spanjë bëjnë të ditur se lëndimi i tij nuk po shkon sipas planit dhe për momentin nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të rikthehet ai.
Klubi i Barcelonës duhet të shqetësohet pasi tani është raportuar se lojtari mund të operohet përsëri nëse rikuperimi nuk shkon siç duhet.
Një vendim i tillë nuk është marrë akoma dhe nuk dihet se kur do të rikthehet reprezentuesi spanjoll në sulmin e Barcelonës.