Labi u bën thirrje partive që në kohë fushate ta ndihmojnë të riun që vuan nga leukemia

10:37 | 06 Shkurt 2021

Labi u bën thirrje politikanëve, që ta ndihmojnë Fitim Mehmetin.

Rastet kur kosovarët kanë nevojë të shkojnë jashtë vendit për trajtime mjekësore janë të mëdha, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtari Labinot Tahiri bëri të ditur se Fitim Mehmeti, i cili vuan nga sëmundja e leukemisë, ka nevojë të dërgohet për shërim jashtë vendit.

Për shërimin e tij nevojiten 130 mijë euro, andaj Labi bashkë me fondacionin e tij dhuron 5 mijë euro për ferizajasin.

Po ashtu, ai u bëri thirrje partive politike që në këtë kohë fushate t’i mbledhin paratë dhe ta shpëtojnë Fitimin.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“THIRJE PËR PARTITË NË KOHË FUSHATE ME E SHPETUA KËTË DJALË.

Mirëmengjesi të gjithë Ferizajit dhe krejt Kosovës e shqiptarëve gjithandej!

E kam një ide për shpëtimin e këtij djalit nga LEUKEMIA, mbase ne shtetin tonë nuk mundet as ky me u sherua!

1/ Nëse ndonjera parti, ose të gjitha partitë munden me u be bashk me shpetu le ti bejnë paratë, le të mi dorëzojnë dhë ne e dergojmë për shêrim në TURQI!

Për me ua ndihmu partive me i mbledh keto para, 130.000€ , unë dhe ne i dhurojmē 5000€ që me ua lehtesu.

Ta shohim tash a po lajmrohet ndonjera?

MOS HARRONI LIDERË të dashur , të PARTIVE, se djali ēshtë sot votues i juaji dhe zjarrëfikës , dhe jeta e tij nvaret nga ; Zoti, ju dhe shteti; qoftë Presidenti, Kryeministri apo ministria me listat e deputetëve.

Tash filloni dhe shkruani komentet e juaja te dashur qytetarë…!

Po presim nr im është ;

0038349139900

Me mua direkt muni me fol ju LIDERA që e doni popullin.

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”.

Komento: